Sipas të dhënave më të reja statistikore nga Ministria e Shëndetësisë, sot është regjistruar rasti i dytë aktiv i infektuar me kovid-19 në komunën e Kërçovës.
Burime nga shtabi i krizës të komunës së Kërçovës thonë se bëhet fjalë për një student 24 vjeçar i cili për momentin me familjen jeton në Shkup, ndërsa është testuar në spitalin privat “Zhan Mitrev” në Shkup.
“Gjendja e tij e përgjithshme shëndetësore për momentin është stabile”, kumtuan nga shtabi i krizës pranë komunës së Kërçovës.