Në Kërçovë dita e dytë e protestës kundër mësimit onlajn


Një pjesë e nxënësve të shkollës së mesme komunale “Drita” nga Kërçova pasdite dita e dytë me radhë që protestojnë në mënyrë të qetë dhe kërkuan mësim me prani fizike. Protesta nën moton “Mësim për të gjithë” filloi në sheshin e qytetit dhe përfundoi para ndërtesës së Komunës së Kërçovës.

Në protestë morën pjesë nxënës të cilët ndjekin mësimin në gjuhën shqipe të cilët thonë se mësimi onlajn nuk është përkatës, nuk ka kushte për mbarëvajtje dhe nuk do t’i japë rezultatet e dëshiruara.

Kryetari Fatmir Dehari doli para nxënësve kur ata mbërritën para ndërtesës komunale dhe u tha se ai në bazë e mbështet protestën e tyre dhe komuna do të vazhdojë të japë argumente deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës, por se ata krahas protestave do të duhet ta ndjekin mësimin ashtu siç është paraparë për momentin.