Në Kërçovë 81 persona në izolim

Situata në Kërçovë është stabile, nuk ka prishje të regjistruar të rendit dhe qetësisë publike, nuk ka tubime të qytetarëve, nuk ka vjedhje dhe vepra tjera ndëshkuese dhe nuk janë regjistruar aksidente rrugore në periudhën nga ora 07:00 e mëngjesit të djeshëm e deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, informon Stefan Dimovski, zëdhënësi SPB Ohër, që e mbulon rajonin e Kërçovës.

Ai shton se pa pengesa zhvillohet kontrolli i personave të cilët janë nën masat e obligueshme të karantinës shtetërore, mbikëqyrjes shëndetësore dhe izolimit shtëpiak dhe vetëizolim të obligueshëm 14 ditor. Për momentin SPB Shkup në bazë të deklaratës për vetëizolim dhe vendimit për izolim, kontrollon gjithsej 607 persona, nga të cilët në Kërçovë vetëm 81 persona.