Në Kërçovë 18 persona janë në izolim dhe 14 në vetizolim

Sipas të dhënave statistikore të MPB-së, në 24 orëshin e fundit, dy persona në Kërçovë nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes gjatë zbatimit të masave për lëvizje të kufizuar dhe mbrojtje të qytetarëve nga përhapja e koronavirusit, ata janë arrestuar dhe kundër tyre do të ngriten padi penale sipas nenit 206 të KZ “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, informojnë nga SPB Kërçovë.

Në periudhën e njëjtë nëpunësit policor kanë konstatuar 20 shkelje për mosmbajtje të pajisjes mbrojtëse në fytyrë, ndërsa atyre personave u janë dhënë urdhëresa pagesore për shkelje sipas nenit 6 paragrafi 1 të Dekretit me fuqi ligjore për mbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë për shkak të parandalimit dhe përhapjes së Kovid-19, shtojnë nga Policia e Kërçovës.

Në periudhën e potencuar nuk janë regjistruar shkelje të rendit dhe qetësisë publike dhe as aksidente.

Në rajonin e Kërçovës, për momentin në izolim janë 18 persona ndërsa në vetizolim për momentin janë regjistruar gjithsej 14 persona.