Në izolim dy të punësuar dhe 13 fëmijë nga kopshti i Negotinës

Dy të punësuar dhe 13 fëmijë nga kopshti i Negotinës janë në izolim, prejse një fëmijë rezultoi pozitiv në kovid testin. Është kryer dezinfektimi në kopsht. Informacionin për MIA-n e konfirmoi mjeku Riste Jovanovski, specialist epidemiolog pranë Qendrës për shëndet publik të Kavadarit.

“Në rajonin e Tikveshit ka tetë raste të reja pozitive të koronavirusit. Tre në Kavadar, katër në Negotinë, një në Demir Kapi. Të gjithë janë të moshës prej tre deri në 81 vjet. Një person nga Kavadari është hospitalizuar në klinikën në Shkup”, sqaroi Jovanovski.
Ai shtoi se bëhet fjalë për vërtetim të kontakteve të të saposëmurëve, me qëllim që të izolohen.