Në Iran dhe në Liban, sulmi ndaj Izraelit u festua në rrugë

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit me mbi 300 dronë, përfundoi pa pasoja të rënda pasi shumica dërrmuese e tyre u kapën dhe u rrëzuan.

Ushtria izraelite njoftoi se “shumica” e dronëve u kapën nga sistemi i mbrojtjes ajrore dhe “në bashkëpunim me aleatët strategjikë të Izraelit përpara se kërcënimet të arrinin në territorin izraelit”.

Gjatë sulmit, qindra njerëz dolën në rrugë në Iran dhe Liban për të mbështetur aksionin e forcave iraniane.