Në Hasanbeg të Shkupit po fshihet një familje me Koronavirus e kthyer nga Italia?!

Në pres konferencën e sotme të Ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, njëra prej gazetareve të pranishme maqedonase, ka pyetur ministrin nëse ëhstë i njoftuar me një rast të dyshimtë të Koronaviorusit në fshatin Hasanbeg të Shkupit.

Sipas gazetares në fjalë, një familje nga Italia është kthyer në shtëpinë e tyre në Hasanbeg. Fqinjët kanë vërejtur tek ata simptome të Koronavirusit dhe kanë thirrë ekipet mjekësore, por kur i kanë vërejtur ekipet mjekësore, anëtarët e familjes gjoja kanë ikur përmes dritareve në shtëpi tjetër, transmeton Gazeta Lajm, dhe nuk mund të gjenden.

Sipas gazetares, gjoja një rast i tillë është vërejtur edhe në Strugë. Ministri Filipçe u përgjigj se nuk ka dëgjuar për këto raste konkrete, por theksoi se deri tani ekipet mjekësore dhe policore hasin në mirekuptim dhe bashkepunim te qytetaret.