NË GREQI NGA 1 KORRIKU DO TË PUNOHET 6 DITË NË JAVË. Punëdhënësit kanë të drejtë të kërkojnë punë më të gjatë, dhe punëtorët nuk kanë të drejtë të refuzojnë


Nga 1 korriku, punëtorët grekë do të punojnë 6 ditë në javë.

Kjo do të vlejë për disa industri dhe kapacitete prodhuese, si dhe për biznese që punojnë 24/7. Me një ligj të veçantë, punëdhënësve u jepet autorizimi që të mund t’u kërkojnë punëtorëve të punojnë 6 ditë, dhe për këtë do të paguajnë 40 për qind të pagës së rregullt ditore. Në përputhje me ligjin, lejohen maksimumi 48 orë pune në javë. Gjatë kësaj kohe, punëtori nuk ka të drejtë të refuzojë punën e tepërt. Të dielave dhe në ditët e festave, punëtorët duhet të marrin 115 për qind më shumë të holla.

Sipas ekspertëve grekë të së drejtës së punës, kjo do të thotë kthim mbrapa për Greqinë në lidhje me të drejtat e punëtorëve, ndërkohë që bota tashmë po fut javën e punës me 4 ditë.

Greqia po përballet me mungesë të fuqisë punëtore dhe punëdhënësve u jepet mundësia të përdorin ata punëtorë që tashmë i kanë, shkruan Deutsche Welle.

Më shumë vende në Evropë dhe në botë kanë futur javën e punës me 4 ditë me qëllim që punëtorët të jenë më efektivë në vendin e tyre të punës.