Në Greqi me dokument vaksinimi dhe test negativ

Për udhëtim në Greqi, pasi në mes të muajit maj sërish do të hapen kufijtë, do të përdoret certifikatë e posaçme si vërtetim për dy doza të pranuara të vaksinës. Ndërkaq, ata që nuk janë të vaksinuar plotësisht do të mund të hyjnë në Greqi me vërtetm për test PCR negativ, jo më i vjetër se tri ditë. Autoritetet greke pas festës së Pashkëve, nga 3 maji, paralajmërojnë hapje të terracave të restoraneve dhe hoteleve, por edhe mundësi për udhëtim brenda shtetit, që deri tani ka qenë e ndaluar për shtetasit grekë.
Është gati, por për momentin nuk zbardhet vërtetimi i posaçëm për dy doza të pranuara, me të cilin banorët e Maqedonsië së Veriut do të mund të hyjnë në Greqi, siç paralajmërojnë autoritetet greke, nga 14 Maji.

Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë
“Është përgatitur certifikatë sipas udhëzimeve të BE-së, me kod të posaçëm që do t’u shërbejë qytetarëve për të udhëtuar në Greqi, pasi autoritetet e atjeshme të marrin vendim zyrtar për këtë, ndërsa duhet të ndodhë më 14 maj. Qytetarët që nuk janë të vaksinuar do të mund të udhëtojnë edhe më vërtetim për test PCR negativ.”

Ministri grek i turizmit, Hari Teoharis, këtyrë ditëve deklaroi se Greqia është e gatshme për sezonin veror.
Hari Teoharis, ministër i Turizmit, Greqi
“Greqia është e gatshme me protokoll të plotë për verën 2021. Turistët janë të mirëseardhur në qoftë se para udhëtimit janë të vaksinuar, nëse tashmë kanë antitrupa, ose kanë test negativ. Do të bëhet verifikim i të gjithë mysafirëve, me zgjedhje rastësore.”

Turizmi që paraqet një të pestën e ekonomisë greke, vitin e kaluar përjetoi kolaps total për shkak të pandemisë. Në qoftë se vitet paraprake vetëm nga Serbia në pushimoret greke kanë kaluar verën rreth 1 milion turistë nga Serbia dhe rreth 200 mijë nga Maqedonia e Veriut, verën e kaluar pothuajse të gjithë kanë qenë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi. Këtë vit Athina zyrtare përpiqet që përmes hapjes së dyerve për mysafirët e vaksinuar nga Ballkani, të rikthejë në jetë një pjesë të sektorit.