Në Greqi, nga fillimi i vitit shkollor në shtator deri më sot, janë pezulluar gjithsej 10,700 nxënës për shkak të shkeljes së ndalimit për përdorimin e telefonave celularë në shkolla gjatë orëve të mësimit, njoftoi dje ministri grek i Arsimit, Kyriakos Pierakakis.
Rregullorja për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë nga nxënësit gjatë orëve të mësimit u vendos në fillim të këtij viti me qëllim uljen e ndërprerjeve në procesin mësimor, raporton Kathimerini.
Sipas rregullores, shkelësit për herë të parë përballen me një pezullim njëditor nga mësimi, ndërsa ata që e përsërisin shkeljen mund të largohen nga mësimi për një periudhë më të gjatë.
Kjo masë plotëson një rregullore të mëparshme kundër bullizmit kibernetik, e cila parashikon largimin nga shkolla të nxënësve që filmojnë shokët e tyre dhe i publikojnë videot online me qëllim talljeje ose fyerjeje, rikujtoi gazeta greke.