Në Greqi është arrestuar një person nga Maqedonia me dosje të “pasur” kriminale

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili vuante dënimin me burg, por pasi kishte marrë disa ditë leje për t’u dalje tre muaj më parë, nuk u kthye në burg, u arrestua në pjesën qendrore të Peloponezit pasi kreu një vjedhje në shtëpi së bashku me një tjetër person.

Bëhet fjalë për një 45-vjeçar me precedentë penalë “të pasur” në Greqi dhe në mediat greke është përmendir në të shkuarën, por edhe tani, se ka marrë pjesë në rrëmbimin e pronarit të anijes Perikli Panagopoulos, në janar të2009.

Siç njoftoi policia greke, dy shtetas të huaj tashmë të arrestuar, mëngjesin e djeshëm kanë hyrë me forcë në një shtëpi në komunën e Tripolit në Peloponez, nën kërcënimin me armës dhe thikë dhe me përdorimin e forcës kanë sulmuar tre persona, i kanë lidhur, kanë marrë një sasi të madhe parash dhe bizhuteri dhe më pas janë larguar.

Njëri është arrestuar menjëherë, ndërsa tjetri ka mundur të arratiset, por pas aksionit të organizuar të policisë është gjetur në një zonë malore.

Të dy akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, vjedhje, falsifikim, falsifikim certifikatash, shkelje të ligjit për armëmbajtjen, ndërsa 45-vjeçari akuzohet për arratisje nga burgu.

Të arrestuarit janë transportuar me një veturë me targa të vjedhura dhe gjatë kontrollit në mjet është gjetur arma, si dhe një kartë identiteti e falsifikuar dhe patentë shoferi të lëshuar në Kroaci.

Të dyve iu gjetën paratë dhe bizhuteritë e vjedhura.

“Siç u konstatua, 45-vjeçari i arrestuar ka shkelur kushtet e lejes së daljes që i është dhënë nga Administrata e Burgjeve nga data 25 janar 2024”, tha policia greke.

Sipas informacioneve të korrespondentit të MIA-së nga Athina, njëri nga të arrestuarit është shqiptar, ndërsa tjetri shtetas i Maqedonisë së Veriut, 45-vjeçar, i cili po vuan dënimin me burg për grabitje bankash në Greqi, ka kryer më shumë se dhjetë vite më parë dhe emri i tij përmendet edhe në rrëmbimin e një pronari anijesh greke 15 vite më parë.