Në Gostivar votuan personat e sëmurë me Kovid-19 dhe personat në izolim


Në Komunën e Gostivarit sot votuan 26 persona. Nesër të drejtën e votës nga shtëpia do ta realizojnë 184 persona të cilët janë evidentuar si të sëmurë dhe të pamundur. Një i paraqitur për votimin e sotëm ka vde*kur ndërsa një është në spital. Sipas informacioneve të Komisionit Komunal Zgjedhor një nga dy komisionet me pajisje mbrojtëse sot ka dalë në terren dhe në orën 13 i solli votat e para të personave të infektuar me koronavirus apo të cilët kanë vendime për vetizolim.

“Nga kërkesat e pranuara të 26 personave dy persona nuk kanë votuar. Njëri është transferuar për trajtim më spital, ndërsa tjetri ndërkohë ka vde*kur. Komisioni nuk ka leje të shkojë në spital dhe të mundësojë votim” sqaron Mustafa Musliu kryetar i KKZ-së Gostivar. Komisioni i ka zbatuar të gjitha përgatitjet që të zbatohen zgjedhjet. Sipas Musliut materiali zgjedhor do t’u dorëzohet nesër këshillave për shkaqe të sigurisë.

Nesër të drejtën e votës do ta shfrytëzojnë 184 persona nga 213 të paraqiturit. Atyre paraprakisht komisioni ua ka aprovuar kërkesat e tyre t’u mundësojë të votojnë nga shtëpia sepse janë të sëmurë dhe të pamundur. katër persona të cilët ndodhen në arrest shtëpie janë paraqitur për votim. Në Komunën e Gostivarit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të drejtës të votimit kanë 79.923 qytetarë të cilët janë në listën zgjedhore. Të mërkurën do të votojnë në 121 vendvotime dhe janë formuar 119 këshilla zgjedhorë.