Sot diku rreth orës 14:30 në afërsi të udhëkryqit për tek Spitali i Gostivarit ka ndodhur një incident mes një banori të Gostivarit dhe një grup të rinjësh.
Banori i sulmuar është Gjurgjevishti , ky është informacioni deri tek të cili erdhi Flaka nga burime brenda Policisë së Gostivarit.
Në Spital në gjende të rëndë është hospitalizuar banori i Gjurgjevishtit, si dhe dy persona të tjerë. Njëri nga ata që kërkuan ndihmë në Spitalin e Gostivarit është një nga sulmuesit.
Nga Spitali i Gostivarit i thanë redaksisë që banori i Gjurgjevishtit është pranuar në gjendje kritike dhe me lëndime të dukshme trupore. Edhe shoqëruesi i tij, ka pësuar lëndime.
Nga Policia e Gostivarit nuk japin detale të tjera rreth rastit, duke shtuar që: Punohet në zbardhjen e plotë të ngjarjes së përgjakshme.
Jo zyrtarisht, të rinjtë kanë zbritur nga një veturë dhe kanë sulmuar një burrë të moshuar i cili në ato momente ka qenë i shoqëruar nga gruaja e tij.
Dëshmitarët e rastit i thanë, se ishin diku 5 apo 6 të rinj që sulmuan fizikisht personin e moshuar. Ata kanë shfrytëzuar shkopinj druri për ta sulmuar atë.
Policia doli në vendngjarje dhe punon në zbardhjen e rastit. Ende nuk dihet motivi që shkaktoi incidentin.