Nga dita e nesërme kafiteritë në qytetin e Gostivarit do të mund t’i shërbejnë klientët e tyre përmes mënyrës “Merr & shko”, këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Gostivarit në një deklaratë dhënë për mediat. Kafiteritë do të punojnë deri në fillimin e orës policore.
Ndryshe, Taravari u shpreh se nga java tjetër do të kërkojë që lokalet të hapën dhe të shërbejnë klientët e tyre Edhe brenda, por gjithmonë duke u siguruar që të respektohet distanca sociale e rokomanduar prej 2 metër.