Në Gostivar i mituri lëndon me thikë babain, pas debatit që pati me nënën e tij

Dje (28-nëntor) rreth orës 20:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-DPB Gostivar, kanë privuar nga liria një të mitur nga një fshat i Gostivarit, i cili paraprakisht ishte raportuar se kishte lënduar me një mjet të mprehtë babain e tij 46-vjeçar, i cili pak më parë kishte patur një debat verbal me bashkëshorten e tij 40-vjeçare, gjegjësishtë nënën e të miturit. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.