Në Gjykatën Penale gjykim për “27 prillin”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të publikohet gjykimi për 17-të personat e tjerë, nga 33 të akuzuarit më parë për rastin në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, të njohur në opinion si “27 prilli”.

Rastin e udhëheq gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Vilma Ruskovska.

Procesi gjyqësor filloi në gusht të vitit të kaluar dhe një nga proceset më të mëdha në historinë e re të Maqedonisë. Në fillim procesi filloi kundër 33 të akuzuarve, të cilët ishin kryerës të eskalimit të situatës në parlament dhe të sulmeve ndaj deputetëve të pushtetit aktual. Por, pas sjelljes së ligjit për amnisti ishin falur 15 persona.

Në bankën e të akuzuarve mbetën Mitko Çavkov, Dushko Lazarov, Goran Gjoshevski-Levi, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Oliver Radullov, Igor Durlovski, Jane Çento, Igor Jug, Aleksandar Vasilevski-Ninxha, Nikolla Mitrevski-Kolo, Mlladen Dodevski, Gorançe Angelovski, Vllatko Trajkovski dhe Uillijam Mihajlovski, të cikët bartin mbi vete fajin se kanë bërë vepër penale rrezikim të rendit kushtetues.

Çavkov në seancën e sotme gjyqësore do të përcillet nga burgu “Shkup”, ku gjendet për shkak të masës së caktuar të paraburgimit për shkak të frikës nga arratisja.

Prokuroria Themelore Publike në datën 12 të këtij muaji, sipas njohurive të marra dhe për shkak të frikës se ish drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov do të arratiset dhe do të fshihet me qëllim që ta shmangë përgjegjësinë penale, kërkoi nga Gjykata Themelore Shkupi 1-Shkup t’i përcaktohet masa e paraburgimit.

Kryerësve të ngjarjes në këtë proces prokuroria publike ua shtoi edhe pesë organizatorë tjerë të ngjarjeve më 27 prill: Nikolla Gruevski, Trajko Veljanoski, Mile Janakieski, Spiro Ristovski dhe Nikolla Boshkovski, të cilët akuzohen për veprën penale “rrezikim të rendit kushtetues dhe sigurisë”.