Në Gjermani është miratuar ligji që u lejon qytetarëve të ndryshojnë gjininë dhe emrin një herë në vit


Ligji për vetëpërcaktim hyri në fuqi dje në Gjermani, duke u mundësuar qytetarëve të ndryshojnë emrin dhe gjininë në dokumentet zyrtare një herë në vit. Ata mund të zgjedhin mes gjinive femërore, mashkullore dhe një opsioni të tretë , në përputhje me ligjin ekzistues gjerman. Ky ligj synon të lehtësojë për transgjinorët, interseksualët dhe personat jo-binarë ndryshimin e identitetit të tyre. Ligji u miratua në prill, pas diskutimesh dhe kundërshtimesh nga partitë e djathta dhe konservatore.

Për të miturit mbi 14 vjeç, nevojitet pëlqimi i prindërve ose kujdestarëve për ndryshimin e emrit dhe gjinisë. Për fëmijët nën 14 vjeç, prindërit duhet të paraqesin deklaratën në zyrën civile. Brenda 12 muajve nga miratimi i kërkesës, nuk lejohet një ndryshim tjetër ose kthim në gjininë e mëparshme. Rregullore të ngjashme ekzistojnë tashmë në 16 vende, përfshirë Argjentinën, Zelandën e Re, Irlandën dhe Zvicrën.