Në Gjermani dhe Belgjikë lumenjtë dalin nga shtrati, humbin jetën dy persona

Shirat e mëdha po godasin Evropën Qendrore dhe në Gjermani e Belgjikë i kanë marrë jetën të paktën dy personave
Në Gjermaninë perëndimore, pemët janë shkulur, rrugët janë përmbytur dhe meteorologët parashikojnë që moti i keq do të vazhdojë në ditët në vijim. Një zjarrfikës u mbyt ndërsa po përpiqej të ndihmonte Altona-n e bllokuar në Nordrhein-Westfalen ndërsa një burrë është zhdukur në Saksoninë.

Në shumë zona uji arriti një lartësi prej madje një metër në disa rrugë, bodrumet u përmbytën dhe u raportua për dëmtime në azilet e pleqve.
Në Hagen përrenjtë vërshuan në rrugë. Afër Dyseldorfit, zjarrfikësit përdorën anije për të shpëtuar tre shoferë të bllokuar në makinat e tyre në një tunel të përmbytur të autostradës.

Shtetet fqinje të Saar, Rhineland-Palatinate dhe Mecklenburg-Pomerania janë vënë gjithashtu në gatishmëri. Stuhi të mëdha, me erëra të forta dhe breshër, pritet të godasin pjesën tjetër të Gjermanisë.
Në Belgjikë, veçanërisht në Wallonia, shumë lumenj dolën nga shtrati dhe përmbytën qytetin e Spa. Qindra banorë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Sipas mediave të huaja, trupi i një burri u gjet në lumin Meuse, pranë një dige në komunitetin e Profonteville. Rrethanat në të cilat ky njeri humbi jetën mbeten të paqarta. Niveli i ujit është rritur në mënyrë alarmante në degët e Meuse.