Në Gjakovë hapet ekspozitë për personat e pagjetur dhe të mbijetuarit e lu*ftës


Në muzeun e historisë “Avdullah Pashë Dreni” në Gjakovë është hapur një ekspozitë për personat e pagjetur dhe të mbijetuarit e lu*ftës së fundit në Kosovë.
Krijuesja e disa insolacioneve të kësaj ekspozite, Ina Hoda, ka thënë se përmes këtyre krijimeve është munduar të sjellë ndërgjegjësim më të madh te organet kompetente për të punuar më shumë për fatin e të pagjeturve.

“Është ekspozitë për personat e pagjetur dhe të mbijetuarit e luftës. Jam mundu që përmes thirrjeve të mia me kriju njëfarë thirrje, protestë në organet kompetente që të punojnë më tepër rreth fatit të të pagjeturve dhe të bëjnë mbështetje morale për personat e mbijetuar gjatë luftës”, është shprehur Hoda.
Hoda e emocionuar tregoi edhe për kuptimin e dy prej insolacioneve të saj.

“Ky instilacion është për femrën kosovare që është përdhunu psiqikisht dhe seksualisht dhe jam mundu me japë përmes kësaj simbolike, jam mundu sado kudo me i mbështetë moralisht dhe me ia ndje dhimbjen që ajo ka kalu gjatë atij akti të tmerrshëm. Ky instilacioni tjetër është histori e dhimbshme e një nane gjakovare që ia marrin fëmijët gjatë luftës për pushkatim, dhe kjo simbolizon momentin e fundit të asaj nane e cila i thotë djalit të saj mos shko të lutëm mos shko se nuk kom me të pa mo dhe për këtë arsye e kom qujtë momenti i fundit”, ka shpjeguar nën emocione Hoda për KlanKs.

Ajo tha se interesimi i qytetarëve për të parë këtë ekspozitë ka qenë i madh.
“Meqenëse është festa e 28 nëntorit qytetarët kanë pasë kohë ma tepër me ardhë me na vizitu, jam e kaqnaur me numrin e vizitorëve që kanë ardhë deri tash”, ka vazhduar ajo.
Kjo ekspozitë pritet të jetë e hapur deri më 3 dhjetor.