Në Galerinë e Arteve u mbajt puntoria “Njohja dhe reagimi ndaj gjuhës së urrejtjes”


Në hapësirat e Galerisë së Arteve Tetovë sot u mbajt punëtoria me temë “Njohja dhe reagimi ndaj gjuhës së urrejtjes” organizuar nga misioni i OSBE-së Shkup (Organizatë për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë).

Të pranishëm në këtë punëtori ishin Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryesuesi i OSBE-së z.Bujar Osmani dhe Ambasadori i OSBE-së Kilian Wahl.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryesuesi i OSBE-së z.Bujar Osmani kishte fjalën hyresë ku theksoi se qëllimi i këtij i kësaj punëtorie është vetëdisimi i të rrinjëve rreth tolerancës dhe pranimit të dallimeve mbi baza etnike, gjinore apo fetare dhe rreth asaj se gjuha e urrejtjes mësohet nën ndikimin e rrethit dhe nuk është diçka me të cilën lindin njerëzit.

Ligjëruesit e punëtorisë ishin oficierë policie të trajnuar nga OSBE. Poashtu, tē pranishëm ishin edhe përfaqsuesit e Komunës së Tetovës dhe institucioneve të ndryshme. Pikturat e përgatitura nga nxënësit e shkollave të mesme përmbanin tema me mesazhe të llojllojshme kundër gjuhës së urrejtjes.