Në fundjavë, ora policore nga 16:00 deri në 05:00

Sot qytetarët plot 13 orë do të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre. Ndalesa e lëvizjes për tërë popullatën gjatë fundjavës është nga ora 16 e deri në ora 5 të mëngjesit. Në mëngjes nga ora 11 do munden të lëvizin pensionistët, ndërsa të rinjtë nën moshën 18 vjet, do të presin edhe disa orë dhe nga mesdita do të mund të lëvizin derisa të hyjë në fuqi ora policore në orën 16 prej kur ndalesa vlen për të gjithë. Ministri i brendshëm Naqe Çulev, thotë se po diskutohet në nivel të Qeverisë, të vendoset mundësi për njerëzit që jetojnë nëpër pallate dhe që kanë kafshë shtëpiake që gjatë orës policore të mund të dalin në një kohë të caktuar përreth ndërtesave duke mbajtur distancë. Me leje gjatë orës policore mund të lëvizin punëtorët, por vetëm nga shtëpia në vendin e punës dhe anasjelltas. Kjo i përfshinë edhe bujqit që kanë aktivitete sezonale që nuk mund të shtyhen për më vonë. Megjithatë, shkeljet nuk mungojnë. Pasi është vendosur ora policore javën e kaluar, deri tani 502 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje. Policia ka arrestuar 199 persona, ndërsa janë ngritur 123 padi penale. Vetëm në 24 orët e fundit janë ndaluar 37 persona, kryesisht të rinj. Nuk ka shkelje të masës së izolimit dhe vetë-izolimit si masa kundër përhapjes së virusit, gjithsej 1082 qytetarë që në mënyrë të organizuar vijnë nga jashtë, kryesisht vendosen në karantinë shtetëror.

Ministria e Brendshme

Të ndaluar- 199
Padi penale- 123
Izolim – 1602
Vetë izolim- 9025
Karantinë shtetërore – 1082

Sot dy aeroplanë me shtetas të vendit të mbërrijnë nga Lubjana dhe Munihu. Edhe ata shkojnë në karantinë në objekte shtetërore ose hotele të marra me qira pas vlerësimeve të Qeverisë. Karantinën e siguron policia bashkë me armatën. Ministri i Brendshëm, Naqe Çulev, sot paralajmëroi masë plotësuese për shmangien e rrëmujës nga njerëzit edhe në sektorët e policisë për dokumente personale.

“Nga e hëna do e ndryshojmë rregulloren e MPB-së, në situata kur kjo do jetë e domosdoshme, letërnjoftimet dhe patentat të mund të dërgohen nëpër adresat shtëpiake nga ana e policisë. Për pasaportat nuk ka mundësi teknike pasi ato mund të merren duke lënë përsëri gjurmët e gishtave”– deklaroi Naqe Çulev, ministër i brendshëm.

Vlerësim i ministrit Çulev është se ndalesa për lëvizje kryesisht po respektohet. Të gjithë që nuk do ta respektojnë orën policore do të ndiqen për mosveprim sipas rregullave shëndetësore në kohë epidemie. Dënimet janë në para dhe me burg deri në një vjet./Alsat