Mbrëmë (06-korrik) rreth orës 20:40, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar personat E.N.(22) dhe F.N.(53) nga Tenova e Tetovës, të cilët paraprakisht ishin denoncuar nga fqinji i tyre 36-vjeçar B.Sh. se rreth orës 17:30 në fshat e kanë sulmuar fizikisht. Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përballen me parashtresë përkatëse.