Në Francë shfaqet “dëbora e përgjakur”

Nëse ecni mjaft lart në Alpet Franceze gjatë fundit të pranverës do të mund të hasni në ca copa dëbore mjaft të çuditshme jo në ngjyrë të bardhë por të kuqe.
Ky fenomen specifik, i njohur gjithashtu si bora e përgjakur, është rezultat i një mekanizmi mbrojtës të prodhuar nga algat mikroskopike që rriten në dëborën alpine.

Si rregull, këto mikroalga kanë një ngjyrë të gjelbër sepse përmbajnë klorofil, të cilat thithin energji nga rrezet e diellit.
Por kur algat e borës ekspozohen ndaj rrezeve të forta të diellit, ato krijojnë molekula të pigmentit të kuq të njohur si karotenoide, të cilat veprojnë si një mburojë për të mbrojtur klorofilin e tyre.

Algat e dëborës së kuqe ishin të njohura për një kohë të gjatë, ku një libër i vitit 1819 përmend se ato u zbuluan gjatë një ekspedite në Arktik në vitin 1818.
Dy vite më parë, botanistët nga Universiteti Charles në Pragë identifikuan një gjini krejtësisht të re të mikroalgave, e cila është përgjegjëse për shfaqjen e borës së kuqe dhe portokalli në pjesë të ndryshme të botës, të cilën ata e quajtën Sanguin sipas ngjyrës së kuqe të gjakut që prodhojnë.

Shkencëtarët kanë gjetur forma të algave Sanguin që krijojnë borë të kuqe në Evropë, Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut dhe të dy rajonet polare. Një specie e Sanguin që shkakton dëborë të pazakontë portokalli është gjetur gjithashtu në Svalbard.
Nuk është lloji i vetëm i mikroalgave përgjegjës për borën e kuqe. Disa lloje të tjera, të tilla si alga Chlamydomonas nivalis dhe algat që rriten pranë kolonive të pinguinëve të Antarktidës, të quajtura Chloromonas polyptera, gjithashtu prodhojnë pigmente duke krijuar ngjyrë dbore të kuqe dhe rozë.