Në emër të çfarë gjëje takohesh me njeriun që të dëboi nga Qeveria?!


Të formohet një opozitë shqiptare që se kontrollon Qeveria

Urim SALIHU

Shqiptarët nuk kanë nevojë për një opozitë që e shanë Zaevin dhe shkon takohet më pas me të.

Shqiptarët kanë nevojë për një opozitë që duhet ta rrezojë pushtetin.Kanë nevojë kur ta shohin se ai është i zënë ngushte ti vendosin kushtin e madh të interesit shqiptar që po abuzohet me këtë të fundit kaq e kaq vite dhe se mbron askush.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për një opozitë që kryeministri Zaev i amniston ata që dhunuan liderin e tyre dhe lideri opozitarë shkon takohet më pas me të.

Në emër të çfarë gjëje takohesh me njeriun që të dëboi nga Qeveria?!

Nëse këto i bën në emër të mashtrimit kinse e do kështu faktori ndërkombëtare, por po faktori ndërkombëtare ekziston edhe për palën tjetër që vë kushte në emër të interesave nacionale maqedonase.

Ku është interesi shqiptarë këtu?! Ti voton sa herë që të thotë kryeministri dhe shanë atë që të dukesh ” kombetare”.Jeni të lexuar.

Shqiptaret duhet të mendojnë menjëherë për një pozitë që se kontrollon Qeveria.