Në dy komuna do të përsëritet procesi zgjedhor


Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski ka njoftuar se në komunën e Mavrovës dhe Qendër Zhupë do të përsëriten zgjedhjet.

“Në dy komuna, Mavrovë dhe Qendër Zhupë për shkak të mospërmbushjes së kushtit prej 1/3 nga votuesit e regjistruar që kanë dalë për të votuar do të përsëritet tërë procedura zgjedhore”, tha Dashtevski në paraqitjen para mediave, transmeton TV21.