Në ditën e parë në çerdhe, 4-vjeçari nga Burreli humb jetën


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në ditën e parë të shkollës. Një fëmijë katër vjeçar ka humbur jetën në kopësht.

Mësohet se fëmija ka rënë pa ndjenja dhe është dërguar me urgjencë në spital, por atje ka mbërritur pa shenja jete.

Sipas prindërve, fëmija kishte disa ditë me temperaturë dhe të vjella. Megjithatë, pritet që mjekësia ligjore të japë shkakun e vërtetë të kësaj vdekje që i ka tronditur të gjithë.

Bëhet me dije se fëmija ka qenë me probleme që nga lindja, por edhe ditët e fundit ka pasur probleme shëndetësore.