Ndalimi i hyrjes dhe daljes në Dibër dhe Qendër Zhupë ka lënë qindra persona të bllokuar, kryesisht nga rajoni i Gostivarit dhe Mavrovës. Kryesisht bëhet fjalë për punëtorë, por edhe persona që kanë vizituar miq dhe të afërm të tyre.
Disa prej tyre e kaluan natën në shtëpitë e të afërmëve e tyre dhe disa kanë qëndruar nëpër hotele. Të gjithë ata duhet t’i nënshtrohen procedurës së nevojshme, thonë ata nga Shtabi Operativ i Dibrës.
Përndryshe, gjatë gjithë natës janë dezinfektuar pjesë të qytetit, kryesisht pikat e nxehta të virusit dhe janë larë rrugët në të gjithë qytetin. Pa Censurë