Në Dibër 25 ditë me radhë nuk ka të infektuar të rinj me Kovid-19, masat edhe më tutje respektohen

Në Dibër, e cila ishte vatra e parë e koronavirusit në shtetin tonë, edhe pas ditës së 25-të nuk ka të infektuar të rinj me Kovid-19, informojnë nga Shtabi Komunal Operativ, duke iu referuar të dhënave të sotme zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i të infektuarve mbetet 51 prej tyre dy nga Qendra Zhupë, çift bashkëshortor të cilët të parët ishin diagnostikuar pas kthimit të tyre nga Italia.

Sipas statistikës së policisë, bëjnë të ditur, gjatë 24 orëve të kaluara gjatë orës policore dhe zbatimit të masave për lëvizje të kufizuar dhe mbrojtje të qytetarëve nga përhapja e koronavirusit nuk është regjistruar shkelje.

Në periudhën e njëjtë, nuk janë regjistruar as vjedhje dhe aksidente. Në Dibër nuk ka persona në izolim, përveç një personi në vetizolim.