Ne dhe Ju…! Pse s’kishte shumë pjesëmarrës në 5 Maj!

Nga: Luan Veliu

Ne dhe Ju…!
Dita e 5 Majt kaloi. E vendosur nga qendrat e trevave-shteteve shqiptare, si dita e dëshmorëve. Po,qëlloi dita të jetë e shtune, ditë jo pune, ditë pushimi, vikendi. Dëshmorët „prisnin“ bashkëkombasit e vetë për t’i vizituar, ku do shprehnim mirënjohje mbi sakrificen, mundin dhe luftën e tyre që ne të jetojmë të lirë, pa frigë në liri. Edhe pse qëlloi dita e shtune, vikend që tani nuk ka vend arsyetimi, homazhet ishin të zbehta, me një numër të vogël vizitorësh. Po pse tregohemi me „vepër“se sa e respektojmë gjakun, mundin dhe sakrificen e tyre.

Sa herë që ndërojmë petkun partiak (funksionin), harrojmë fjalimet e pervjetorëve paraprak dhe nukë marrim pjesë. Që të jetë irronizimi edhe ma i madh, vjen arsyetimi se organizatorë është ky apo ai subjekt politik, apo aty është ky apo ai person…!,nuk mbajnë më këta arsyetime, nuk grumbullohemi aty për të bërë “bajram” njëri me qetrin, aty respektohet dëshmori, familjarët e tij, mbi gjitha respektojmë veten tonë, duke na u dhënë mundësia të përkulemi para varreve ku pushojnë eshtrat e tyre. Ata nukë dinë kushë është në pushtet dhe kushë në opozitë, kushë drejtor dhe kushë minister, kryetar, funksionarë…!Ata janë yjet që ndriçojnë rrugën e të gjithë neve shqiptarëve. Mos t’i harrojmë ata, nëse nuk do me ate, me mua shko vetë dhe thuaja nji lavdi, je apo s‘je fuksionar….!

Nga: Luan Veliu