Në Deçan formohet një lëvizje për braktisjen vullnetare të fesë islame


Në Kosovë jo rrallë herë ka njoftime për formim të partive të reja politike, por një lajm i padgjuar deri më tani ka ardhur nga qyteti i Deçanit.

Siç shkruan gazetari Zeqir Mehmetaj, mbrëmë në Deçan është formuar këshilli inicues për formimin e lëvizjes për braktisjen vullnetare të fesë islame, shkruanm Reporteri.net.

Siç thuhet në postim, në takimin përkatës ishin të ftuar personalitete të ndryshme.

Postimi i gazetarit Mehmetaj:

Mbrëmë në Deçan, në orët e vona të pasditës, u formua Këshilli inicues për formimin e Lëvizjës
Braktisja vullnetare e Fesë Islame ( Me Moton: Të jemi vetëm Shqiptar).

Prezent kishte personalitete të fushave të ndryshme nga pothuajse e gjithë kosova. Së shpejti do ta keni kronikën e plotë, kurse në programin e sotshëm të mëngjesit, do ti kemi disa prononcime të shkurtëra të disa pjesëmarrësve.