Në Bullgari pa certifikatë vaksinimi!

Prej sot, shtetasit e Maqedonisë së Veriut në Bullgari mund të udhëtojnë pa certifikatë vaksinimi. Vendimi është marrë nga ministrja bullgare e shëndetësisë, Asena Serbezova, me urdhër të lëshuar nga dita e djeshme. Sipas njoftimit, shtetasit nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Turqia, Rumania, Serbia, Hungaria, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Izraeli dhe Egjipti kur do të hyjnë në Bullgari, nuk do t’u kërkohet më certifikata dixhitale Covid. Përveç Bullgarisë, edhe Greqia ka paralajmëruar masa të reja në kufi për shtetasit e huaj.