Në Britani të madhe 77 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Britania e Madhe ka raportuar për 77 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke rritur shifrën në 40.542, ka njoftuar Qeveria britanike, shkruan agjencia Reuters.

Skocia dhe Irlanda e Veriut nuk kanë raportuar të vdekur në 24 orët e fundit.

Nëse përfshihen edhe rastet e dyshuara, atëherë numri i të vdekurve në Britani do të kalojë shifrën 50 mijë, sipas të dhënave të Reutersit.