Në Brazil për 24 orë janë regjistruar mbi 48.000 raste të reja të të infektuarve nga Kovid-19, kanë vdekur 1.252

Vazhdon të rritet numri i personave, të cilët janë të infektuar me koronavuirusin e ri në Brazil, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 48.105 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve tani është 1.496.858 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit nga sëmundja kanë vdekur 1.252 persona, ashtu që numri i viktimave ka arritur pothuaj 62.000, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, transmetojnë mediat britanike.

Brazili gjendet në vendin e dytë, pas SHBA-së, sipas numrit të të sëmurëve dhe rasteve të vdekjes nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.