Në Brazil do të testohet vaksina kineze kundër Covid-19

Vaksina potenciale për koronavirusin e ri, që e zhvilloi ndërmarrja kineze “Sinovak”, do të testohet në 12 qendra hulumtuese në gjashtë shtete braziliane, deklaroi guvernatori i shtetit brazilian Sao Paulo, Zhoao Doria.

Ai shtoi se testimi i vaksinimit duhet të aprovohet nga agjencia lokale shëndetësore.

Përveçse në Sao Paulo, vaksina pritet të testohet në përgjithësi tek 9.000 vullnetarë në Brazili, Rio de Zhanejro, Minas Gjeraisu, Rio Grande do Sulu dhe Parana.

Rezultatet e studimit priten vitin e ardhshëm.