Në Bogovinë numri i të infektuarve rritet! Ja çfarë po ndodhë…

Në komunën e Bogovinës numri i të infektuarve me Covid 19 ka arritur në 11. Vetëm gjatë ditës së sotme nga katër raste sa janë regjistruar në qytetin e Tetovës, tre janë nga kjo komunë.

Televizioni 21 gjatë ditës ishte atje. Kryetari Albon Xhemaili thotë se gjendja është në kontroll, pasi të gjithë pacientët e mjekut amë janë izoluar.

“Situata është normale, faktikisht problemi që na ndodhi neve me mjekun amë i cili rezultoi vetë pozitiv, në bazë të fondit shëndetësor është nxjerr lista e gjithë pacientëve dhe atyre u është dërguar një urdhëresë që të jenë të izoluar në shtëpi 14 ditë”, deklaroi Albon Xhemaili – kryetar i komunës së Bogovinës.

Sipas Xhemailit, asnjë nga të infektuarit e tjerë nuk është pacient i mjekut amë, por të gjithë janë familjarë të tij.

“Jo asnjë pacient nuk rezulton se është pozitiv. Faktikisht bisedohet për një familje që jeton në bashkësi dhe bisedohet për anëtarë shtoi Xhemaili.

Në komunën e Bogovinës, ditë më parë për vizitë ishte edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani i cili njëherit është edhe anëtar i shtabit të krizës së qeverisë. Ai premtoi që numri i testeve në këtë komunë do të shtohet.