Në Bllacë lëvizje e paktë e qytetarëve, shtetasit e Kosovës ktheheshin prapa

Për shkak të vendosjes së testit PCR për shtetasit e Kosovës, në Bllacë kishte lëvizje të pakta të veturave. Në vendin tonë pa problem hynin veturat me targa të Maqedonisë së Veriut dhe të shteteve evropiane,

“E kam shoqën dhe po shkoj ta marr”.
TV21: Ju jetoni në Kosovë?
“Jo, në Gjermani.. e kemi për shkurt kohë”.

“Kemi shtetësi të Gjermanisë. Duhet të fluturojmë dhe po shkojmë në aeroport”.

“Po shkojmë për në Stamboll. Ne jemi shtetas të Turqisë, jemi shofera”.
TV21: Keni pas probleme me kufijtë?
“Jo, jo nuk kemi pasur problem”.

Nuk lejoheshin të hyjnë vetëm shtetasit e Kosovës.

Gjatë ditës janë kthyer edhe udhëtarë dhe vetura të tjera, njoftoi komandanti i stacionit policor të vendkalimit kufitar Bllacë, Besim Asani.

“Kemi pasur dhjetëra vetura të cilët kanë ardhur deri te pika kufitare, mirëpo për shkak se nuk e kanë poseduar testin, të njëjtit janë kthyer prapa”, deklaroi Besim Asani, komandanti i stacionit policor të vendkalimit kufitar Bllacë.

Shtetasit e Kosovës nuk lejohen të hynë në Bllacë, sepse me vendimin e ri të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ata mund të hyjnë në vendin tonë nëse kanë test PCR jo më të vjetër se 72 orë. Ky vendim ka hyrë në fuqi nga mesnata e 9 korrikut dhe nuk dihet deri kur do të qëndrojë në fuqi.