Politikani opozitar serb që drejton “Dverin”, Boshko Obradoviq, thotë se në Berlin të Gjermanisë ka muaj të tërë që kanë filluar negociatat ‘sekrete’ për të zgjidhur çështjen e Kosovës.
Obradoviq thotë se këto negociata sekrete kanë filluar edhe përkundër qëndrimit të Beogradit se nuk do të negociojë me Prishtinën pa u hequr taksa 100 %, raporton tanjug.
Përveç tjerash, Obradoviq ka thënë se Aleksander Vuçiq synon të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, meqenëse kishte nënshkruar marrëveshjen e Brukselit.
Obradoviq gjithashtu ka përmendur edhe marrëveshjet e nënshkruara së fundi në Berlin e Mynih mes Prishtinës dhe Beogradit për linjën ajrore, hekurudhat dhe autostradën.
Lidhur me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve ka folur sot edhe politikania serbe, Rada Trajkoviq, sipas të cilës Serbia ka njohur pavarësinë e Kosovës kur ka nënshkruar të premten marrëveshjet.