Organizata botërore e shëndetësisë kumtoi se nga fillimi i pandemisë me koronavirusin e ri në 38 shtete afrikane janë infektuar mbi 6.000 punonjës shëndetësorë.
Qindra mjekë janë infektuar me Kovid-19 në vatrën e re në Afrikën e Jugut, e cila i përfshin Johanesburgun dhe Pretorinë, ndërsa mbarë vendin janë infektuar mbi 2.000 persona mjekësorë.
Në Nigeri, me koronavirusin e ri janë infektuar pothuaj një mijë punonjës shëndetësorë.
Guinea Bisao, Sierra Leone, Niger, Mozambik dhe Burundi kanë paraqitur se me koronavirusin e ri janë infektuar më shumë se 10 për qind nga punonjësit shëndetësorë.