Në Aeroportin e Shkupit u sekuestruan 22 ora dore me vlerë 272 mijë denarë

Zyrtarët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit gjatë kontrollit të valixheve të një udhëtari nga Turqia zbuluan 22 orë të markës ‘Nika’, në një vlerë totale prej 272 mijë denarësh, të cilat udhëtari nuk i deklaroi gjatë hyrjes në vend.

Udhëtari, i cili kishte ardhur me fluturim nga Stambolli dhe ishte orëndreqës sipas profesionit, në pyetjen e zyrtarëve doganorë nëse kishte diçka për t’u deklaruar, përgjigjja ishte se nuk kishte asgjë, pas së cilës ai u dërgua për kontroll me skaner.

Orët u sekuestruan dhe kundër personit do të ndërmerr një procedurë shkelje.