Në 24 orët e fundit shënohen 2 viktima nga Tetova të prekur me koronavirus

Numri i të infektuarve me Kovid-19 sa vjen e rritet. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 120 raste të reja, ndërsa 2 persona kanë ndërruar jetë.

Dy viktimat janë nga Tetova dhe rrethina. Këto të dhëna pritet të konfirmohen gjatë ditës nga institucionet përkatëse, pas çka kjo do të shënoj edhe rritjen më e madhe e të prekurve nga Kovid-19. Ky është numri më i lartë i të prekurve nga Kovid-19.

Përndryshe të infektuar të rinj janë 66 në Shkup, 19 në Kumanov dhe Likovë, 17 në Shtip, 9 në Tetovë, 4 në Prilep, 2 në Veles dhe nga 1 në Gostivar, Gjevgjeli dhe Strumicë.

Deri më tani numri më i madh ishte 107, që u regjistrua më 16 prill.
Ndryshe kujtojmë se pikërisht rritja e vazhdueshëm ditëve të fundit të të prekurve ishte shkak që Komisioni për sëmundje infektive të propozoj, ndërsa qeveria të miratoj rikthimin e orës policore që fillon sonte në ora 21:00.