Nënkryetari i AAK’së: Nëse nuk ka reflektim, pas katër viteve ndodh unioni Kosovë-Shqipëri

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit kandidat për deputet, Ahmet Isufi, mbrëmë ka qenë i ftuar në televizionin ATV. Ahmeti këtu foli për programin e AAK-së, si dhe arsyen se përse Ramush Haradinaj duhet të jetë president i vendit. Ai tregoi se Haradinaj në shumë etapa ka treguar një qasje të sigurisë për vendin, dhe i ka dalur në mbrojtje sa herë që ka qenë nevoja.

‘Ofrimi i kandidaturës së kryetari Ramush Haradinaj ka të bëjë edhe me sigurinë për vendin. Këtë e kemi treguar edhe me sloganin Forca e Kosovës, sepse ne jemi për një Kosovë të fort, me ushtri të fortë si dhe ekonomi të fortë. Kështu e kemi proklamuar edhe në programin tonë, ku njëra prej shtyllave është edhe ekonomia. Ku me një ekonomi të fortë është edhe shteti më i fortë. Kjo bëhet me njerëzit adekuat të cilët mund ta zhvillojnë ekonominë. E dyta është siguria. Pa një siguri ç’fare i duhet Kosovës, në mënyrë që mos të ketë rreziqe as nga jashtë, por të ketë partneritet me NATO-n si dhe me mekanizmat e tjerë.

E ne e dimë që FSK-ja është përgatitur si një strukturë e cila ka qenë tërë kohën me forcat e KFOR-it, ku shihet si një forcë vitale e cila meriton një trajtim të posaçëm’, tha Isufi. ‘Unë e di që presidenti ka kompetenca me që është komandant i forcave të armatosura, të vendit. Po ashtu edhe me instrumente të tjera të sigurisë që i ka Kosova, Presidenti ka qasje dhe e ka ndikim e vet. E një president i cili ka dhënë prova, që për sigurinë e vendit kujdeset shumë, është pikërisht zotëri Haradinaj. Afatizimet e z.Haradinaj për vitin 2025 janë përveç serioze, edhe të arsyeshme. Nuk mund të presim pambarimisht’, shtoi ai.

Më tej Isufi tha se me vendosmërinë e Ramush Haradinaj është arritur që Dialogu me Serbinë të kaloj nga tavolina e Brukselit në atë të SHBA-ve.

‘Si shtyllë tjetër e programit është edhe mirëqenia sociale. Shtyllë tjetër është edhe politika e jashtme, e cila ka të bëjë pikërisht me Presidentin, e që ne jemi të interesuar në këtë segment për shkak të devalvimeve që kanë ndodhur në Dialog, në veçanti qasjen e Mogerinit ndaj Kosovës, ku me qëndrimet e Ramush Haradinaj, si kryeministër në atë kohë, bisedimet kanë kaluar nga tavolina e Brukselit tëk SHBA-të. Kjo tregon se një qasje pragmatike të një lideri që duhet të jetë president i Kosovës’, tregoi tutje Isufi