Ministria e Shëndetësisë sonte kumtoi se vaksinat kineze “Sinofarm” në vend se në ora 05:00 të mëngjesit, do të arrijnë dy orë më vonë, gjegjësisht në ora 07:00.
Në vend priten gjithsej 200.000 vaksina “Sinofarm” janë blerë në negociata të drejtpërdrejta me prodhuesit.
Me këtë rast, para poliklinikës “Jane Sandanski” është paralajmëruar fjalim I ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ambasadorit të Republikës Popullore të Kinës, Xhang Suo.