Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës, dizeli ulet benzina nuk ndryshon

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,50 % në raport me vendimin e datës 22.2.2024.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,238 %, te nafta për 3,674 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,350 % dhe te mazuti për 1,168% .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,178%

Nga data 24.2.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 83,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 85,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 78,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 77,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 42,901 (denarë/kilogram)

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l. Çmimet shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI I(EL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.