Ndryshimet në LSDM, a do të ndikojnë edhe në Qeveri? Përgjigjet Zaevi

Ndryshimet që u bënë në strukturën partiake të LSDM-së, a do të ndryshojnë edhe strukturën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut?
Për këtë u pyet sot lideri i LSDM-së, njëherit edhe kryeministër, Zoran Zaevi.

“Uh… Nuk do të duhej, për shkak se pushteti ekzekutiv zgjedhet në Kuvend dhe përfaqësuesit kanë merituar të marrin një mundësi, dhe ata janë që 8 muaj e gjysmë ministra, udhëheqës, apo të ngjashme, duke e pasur parasysh se shtatorin e kaluar u zgjedh Qeveria”, tha Zaevi.

Ndërkaq, dje LSDM-ja ka zgjedhur zëvendëskryetaren e partisë, kryesinë qendrore, sekretarin e përgjithshëm dhe nënkryetarët.