Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ASh: “8 njësi zgjedhore, dhe lista të hapura”


Nga Aleanca për Shqiptarët sot janë prononcuar rreth ndryshimeve eventuale të Kodit Zgjedhorë. Nga kjo parti theksojnë se modeli aktual zgjedhorë nuk respekton parimet e barazisë së votës, dhe si rrjedhojë kërkojnë që në ndryshimet eventuale të formohen 8 njësi zgjedhore dhe lista të hapura.

“Vlerësojmë se sistemi aktual zgjedhor nuk respekton parimin universal të barazisë së votës dhe nuk përfaqëson drejtë vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhje, për shkak të problemeve konstante me pabarazinë e votuesve mes njësive zgjedhore. Në kuadër të reformave të sistemit zgjedhor, do të angazhohemi për arritjen e tri kërkesave thelbësore: 1. Ndarjen e shtetit në 8 njësi zgjedhore në përputhje me kufijtë e rajoneve, secila me numër të ndryshueshëm të deputetëve varësisht nga numri i votuesve. 2. Organizimin e zgjedhjeve me lista të hapura. 3. Garantimi dhe zgjerimi i së drejtës së votës të mërgimtarëve, të cilët duhet të votojnë për listat që garojnë në njësinë zgjedhore në të cilën ata kanë vendbanimin e tyre të përhershëm në vend”, thuhet në kumtesën e ASh-së.