Ndryshimet ligjore, LSDM dhe VMRO japin deklarata të kundërta (VIDEO)

VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve në Kuvend, nga 120 në 90. Me uljen e numrit të deputetëve sipas VMRO-s, shteti do të kursej një milion euro. Për këtë propozim si dhe për propozimin për një njësi zgjedhore, ata i bëjnë thirrje të gjitha partive politike për debat dhe konsenzus si dhe konsultime për mbështetjen e këtyre propozimeve.

VMRO-DPMNE
“Për numrin që do të ulet në Kuvend, 30 deputet, qyettarët në muaj paguajnë nga 51 000 euro për pagat dhe kontributet, kurse 612 000 në vit. Nëse merret parasysh se përfaqësuesit e popullit ju paguhen edhe harxhimet e rrugës shteti në vit mbledh gati një million euro. Për një million euro, të kursyera në vit shteti mund të blejë mbi 15 auto ambulanta dhe 10 automjete për fikjen e zjarreve, për qytetarët”.

Nga LSDM për këtë janë përgjigjur se për t’u zhvilluar këto debate duhet të pritet deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

Darko Kaevski, LSDM
“Qëndrimi jonë është i qartë, konciz dhe i saktë. Për të gjitha këto çështje duhet të ketë debat dhe në bazë të prizmit të një konsenzusi serioz nga të gjitha partitë politike ta sjellim vendimin për të gjitha këto çështje dhe të gjitha këto çështje duhet të zgjidhen në periudhën që vijon, por për këtë janë të nevojshme dy vite e gjysëm, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare, me të cilat këto çështje duhet të argumentohen seriozisht dhe në bazë të gjithë kësaj të sillet konkluzion dhe konsensus i përgjithshëm dhe të zgjidhen punët”.

Nga LSDM shprehen të bindur se kjo Qeveri do ta vazhdoj mandatin deri në fund dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në vitin 2024.