“Ndryshimet kushtetuese do të ndodhin” – Llukarevska: Zgjedhje parlamentare do të ketë në vitin 2024

Zëvendëskryetarja e LSDM-së Sanja Llukarevska beson se kjo shumicë parlamentare ka forcë me të cilën do të gjejë zgjidhje për të bërë ndryshimet kushtetuese. Ajo në një intervistë për REL u shpreh optimiste se ndryshimet do të kalojnë.

“Besoj se në këtë shumicë parlamentare, sepse çdo deputet përfaqëson qytetarët dhe votuesit e tyre të cilët tek ai shohin të ardhmen, shohin projekte, shohin tek ai një standard për këtë vend, ndaj mendoj se ka shumë forcë progresiste që duan të ecin përpara dhe prandaj jam optimist se ndryshimet kushtetuese mund të kalojnë.”- deklaroi Sanja Llukarevska – Zëvendëskryetare e LSDM-së.

Por si do të bëhen ndryshimet kushtetuese kur deputetët e VMRO-DPMNE—së janë kundër.
“Unë pres që të gjithë ata që mendojnë nga perspektiva e BE-së, që mendojnë mirë për vendin, të votojnë për ato ndryshime kushtetuese.”- tha Sanja Llukarevska – Zëvendëskryetare e LSDM-së.

Llukarevska nuk mendon se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme, sipas saj ato do të mbahen në vitin 2024, dhe deri atëherë shteti duhet të përballet dhe të gjejë zgjidhje për krizën energjetike.

“Kriza energjitike, dimri i vështirë, inflacioni janë sigurisht fakte që nuk janë vetëm në vendin tonë, por në të gjithë botën, ndaj e di që ka konsultime dhe takime të vazhdueshme për të gjetur zgjidhjet e duhura për të kapërcyer këtë situatë të vështirë, por kjo nuk mund të jetë shkak për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Tamam puna. Duhet ta kapërcejmë krizën dhe vetëm atëherë, në vitin 2024, të shkojmë në zgjedhje të rregullta parlamentare.”- pohoi Sanja Llukarevska – Zëvendëskryetare e LSDM-së.

Si drejtoreshë e DAP-it Llukarevska në këtë intervistë foli edhe për rritjen e kthimit të TVSH-së. Sipas saj kjo duhet të ndodh me qëllim përmirësimin e standardin e jetesës në familje.