Ndryshim drastik i motit

Nesër moti në më shumë vende do të jetë jostabil me të reshura intensive të shiut, bubullimave dhe erë të përforcuar. Pastaj në dy ditët në vazhdim moti do të jetë kryesisht me diell dhe më i ngrohtë.

Siç paralajmërojnë nga DPHM të dielën do të ketë reshje të reja të shiut, ndërsa në viset më të larta borë. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior dhe do të ketë ulje të temperaturave.