Rritja e numrit të fëmijëve me pneumoni, frymëmarrje të rënduar dhe alergji – këto janë pasojat e ajrit të ndotur dhe grimcave helmuese PM10 në ajër, thotë dr.Angjellço Andonovski.
“Sa i përket rrugëve të frymëmarrjes, kemi numrin më të madh të alergjive, i cili është rritur jashtëzakonisht, madje mbi 15% rritje në shfaqjen e alergjive tek të gjithë fëmijët. Kemi shfaqjen e obstruksioneve më të shpeshta, sëmundje obstruktive të mushkërive. Kemi pneumoni më të shpeshta që çojnë në ndërlikimin e një obstruksioni të caktuar. Kemi edhe shfaqjen e fibrozës në anë të caktuar të mushkërive”- deklaroi Angelço Andonovski, mjek.
Kur jashtë është ajri i ndotur, Andonovski i udhëzon pacientët me Kovid që të kenë kujdes kur hapin dritaret.
“Sidomos te pacientët me Covid-19 që kanë kollitje, e që është intensive ose e thatë, ndotja kontribuon që ajo të jetë edhe më intensive dhe akoma më e shpeshtë gjatë ditës, të ketë edhe periudha kritike të humbjes së ajrit, gjë që është normale për çdo gjallesë, tek njeriu shkakton edhe ndjenjë frike dhe rreziku tek njeriu për jetën e tij.”- pohoi Angellço Andonovski, mjek.
Sot ajri nuk është i ndotur.
“Rrugë të boshatisura dhe erë. Qytetarët shpresojnë për mot të këtillë që të thithin ajër më të pastër”.
Ndotja ishte e ulët në Kumanovë, Tetovë, Ohër dhe Strumicë. Por, ditët e fundit stacionet matëse kanë treguar ndotje të jashtëzakonshme në vend. Shkupi ishte i pari në listën e qyteteve më të ndotura në botë. Kur ndotja e ajrit është e lartë, rekomandohet shëtitje nëpër male, ku ajri nuk është aq i ndotur sa në zonat e banuara.