Temperaturat u ulën, niveli i ndotjes në ajër u shtua. Nga lista e ditëve të fundit me qytetet më të ndotura në vend sot u hoq Gostivari, Kërçova dhe Kavadari. Megjithatë, ajër të ndotur vazhdon të ketë Shkupi, Strumica, Manastiri. Si masë e parë, Qyteti i Shkupit aktivizon transportin publik pa pagesë. Për cilësinë e ajrit qytetarët duhet të kontrollojnë në faqen e ministrisë së mjedisit.air.moepp.gov.mk. Edhe pak ditë në proces e sipër është kalimi I të dhënave nga serverët e vjetër tek të rinj andaj here pas here të dhënat nuk janë të përditësuara. Sipas tij, ndërtimi i rrjetit të gazifikimit do të reduktonte në masë të madhe ndotjen e ajrit.
“Biomasa është shkaktar më i madh i ndotjes nga 35 deri 40% në Qytetin e Shkupit, pastaj janë automjetet, ato më të vjetrat dhe pastaj vjen sektori i ndërtimit. Kur flasim për biomasën nuk iu referohemi vetëm shtëpive, por edhe objekteve shtetërore dhe të komunave, apo lokale. Kemi kërkuar të ndryshohet mënyra e ngrohjes, në shkolla, çerdhe, spitale edhe stacionet e policisë. E kuptoj se kanë vështirësi sepse jemi në krize ekonomik, port ë kujdesen sepse nëse përdorim materia që janë kancerogjene, së pari ne po ndotim familjen tonë”, tha Naser Nuredini- ministër i Mjedisit Jetësorë.
Nga Inspektorati thonë se nuk kanë mënyrë të kontrollojnë amvisëritë, pasi në prona private mund të hyjnë vetëm pas sigurimit të mandatit nga gjykata kompetente. Gjatë muajve të fundit janë kryer disa kontrolle dhe janë sanksionuar disa persona fizik të cilët na oborret e tyre kanë pasur mbetje plastike apo goma. Vlera e gjobës për një person fizik arrin në 250 euro.
“Amvisëritë shfrytëzojnë materiale të ndryshme për ngrohje nga plastikat, dru jo cilësorë, mbetje nga mobiljet gjithashtu goma, dhe vijmë deri tek ndotja e ambientit jetësorë. Ne si inspektorat shtetëror nuk kemi mundësi që të hyjmë nëpër shtëpi. Mbetet mundësia vetëm nëse shikojmë se kanë materiale apo mbeturina të tilla nëpër oborre, që ndoshta e shfrytëzojnë për ngrohje, në raste të tilla në shqiptojmë sanksion. Para dy apo tre muajsh kemi kryer kontrolle ndaj personave fizik të cilët nëpër oborre kanë pasur materiale të tilla si plastikë, goma apo të ngjashme”, u shpreh Sreten Stojkovski- drejtor i Inspektoratit Shtetërorë të Mjedisit.
Në qytet ku është tejkaluar pragu i ndotjes Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë u rekomandon të gjithë personave juridik të lirojnë gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, infarkt të mëparshëm të miokardit ose goditje në tru, pavarësisht moshës, me rekomandimin e mjekut të familjes. si dhe të riorganizojë orarin e punës dhe personat e jashtëm për të punuar nga ora 11:00 deri në orën 17:00./Alsat.mk